Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, Qeveria miraton paketën e re të mbështetjes për 11 mijë përfitues
Qeveria ka miratuar masa të reja në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre, të cilat parashikojnë rritjen e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohjen e periudhave kontributive për ndihmësit personalë. Gjatë një bashkëbisedimi me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, bëri të ditur se këto masa janë pjesë e programit qeverisës “Shqipëria 2030”, me fokus forcimin e mbështetjes sociale dhe përmirësimin e mirëqenies së familjeve. Në bazë të Aktit Normativ të datës 30 qershor, janë siguruar fondet për zbatimin e këtyre ndryshimeve. Nga 1 korriku 2026, pagesa mujore për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara do të...
Burimi:
javanews.al