Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 45 vatra zjarri në 24 orë, 12 mbeten aktive
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 vijojnë të jenë aktive dhe një tjetër është në monitorim. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 72 automjete zjarrfikëse dhe 839 forca operacionale, ndërsa në mbështetje të tyre janë përfshirë edhe 250 efektivë të Forcave të Armatosura, pesë helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 167 efektivë të FA-së, tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”. Në Dajt, pranë fabrikës së ujit Selita dhe mbi tunelet e Qafë-Mollës, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në pyllin me pisha. Në terren po punojnë forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura nga dy helikopterë të Forcës...
Burimi:
sot.com.al