Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë, fermerët (s)punojnë tokën!
Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë, fermerët (s)punojnë tokën! Që në serbatorin e zetorit ai e “indekson” çmimin e rritur të naftës menjëherë pasi plugon, frezon, apo korr një ngastër toke. “Rritja e çmimit të naftës na detyroi automatikisht të rrisim çmimet për çdo shërbim që ofrojmë në bujqësi për fermerët”, thotë një i ri, teksa punon një ngastër toke në fshatin Barbas në Tiranë. “Është rritur nafta. Nuk mund t’i mbanim çmimet njësoj si vitin e kaluar, dilnim me humbje” e pret shkurt ai, duke mos pranuar të identifikohet, ndërsa vijon se nga viti në vit sheh që ulet sipërfaqja e tokës së punuar, veçanërisht në kulturën e drithrave. Ndërsa çmimi i naftës njeh ulje por edhe ngritje të lehta sipas...
Burimi:
sot.com.al