“Shqiptarët janë ngritur si asnjëherë”/ Aktivisti: Nuk i besojmë dot qeverisë teksa SPAK kërkon arrestimin e Ballukut!
Aktivisti i njohur i diasporës, Aleksandër Runaj, i ftuar në një studio televizive ka folur mbi mobilizimin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në protestat masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Runaj, me origjinë nga Vlora dhe me një jetesë 14-vjeçare në Gjermani, rrëfeu se zanafilla e angazhimit të tij nisi me denoncimet për situatën në Shqipëri. “Që në 16 maj kam denoncuar atë që po ndodhte në Zvërnec. Kjo ishte lëvizja ime e parë. Më pas situata agravoi dhe vendosa t’i bëj thirrje gjithë diasporës në rrjetet sociale, ku gjeta një reagim shumë aktiv. Bëmë kërkesë për një protestë në Bruksel, e cila ishte shumë e madhe. Kam qenë në protestë në Dortmund, do të jem në Këln, dhe...
Burimi:
sot.com.al