Shqipëria nën kërcënimin e flakëve, ja zonat më problematike

Shqipëria nën kërcënimin e flakëve, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë për Media dhe Informim, ka bërë një përditësim të bilancit sa i përket situatës së zjarreve, gjatë orëve të fundit. Ku raporton se deri në orën 14:00 janë regjistruar 12 vatra zjarri, prej të cilave 7 mbeten aktive, dhe 3 janë në monitorim. Sipas njoftimit të bërrë në operacionet e shuarjes janë angazhuar 467 forca operacionale dhe 34 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 120 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Më tej janë bërë më dije situatat specifike në zonat e prekura nga zjarret, ku më konkretisht: Mali i Dajtit, Tiranë – vijon operacioni me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.Gurë-Lurë,...