Shfaqet vatra e tretë e murtajës së ruminantëve të vegjël në Shkodër, eliminohen 20 krerë dele
Vatra e tretë e murtajës së ruminantëve të vegjël është shfaqur sërish në vendin tonë. Sëmundja, e cila i merr jetën bagëtive të imta, është evidentuar në Dajç të Shkodrës. Si pasojë e shfaqjes së vatrës së re, janë eliminuar 20 krerë dele, raporton gazetarja e Top Channel Rudina Muça. Në 2025 kjo sëmundje ka qenë prezente në të gjitha rajonet e vendit, ku u eliminuan 2200 krerë. Vetëm pak ditë më parë qeveria vendosi të japë dëmshpërblimin për fermerët që kafshët e tyre u prekën. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv