Sezoni Turistik Veror 2026, mbahet në Prefekturën e Vlorës mbledhja e parë e Task-Forcës
Në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë u zhvillua këtë të hënë mbledhja e parë e Task-Forcës për Sezonin Turistik Veror 2026, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror. Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Prefektes së Qarkut Vlorë, e cila prezantoi objektivat dhe prioritetet për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror në qark. Gjatë mbledhjes u diskutua mbi zbatimin e urdhrit të Kryeministrit për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik 2026, si dhe urdhrit të Prefektit për ngritjen e task-forcës në nivel qarku. Institucionet pjesëmarrëse prezantuan planet e masave dhe angazhimet konkrete për garantimin e sigurisë, pastërtisë, shërbimeve publike, menaxhimin e plazheve, mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e çdo problematike që mund të shfaqet gjatë sezonit...
Burimi:
sot.com.al