Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve: Nuk e dinim që kompleksi stërvitor kishte pronarë, më vonë nisën kërkesat
Ka nisur seanca gjyqësore e radhës në ngarkim të Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Partizani”. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Gjykata e Posacme nuk ka lejuar prezencën e kamerave brenda në sallë. Gjithçka do të bëhet me dyer të mbyllura, teksa gjatë saj, por edhe në fund, mbetet të shihet se çfarë zhvillimesh do të ketë. Aktualisht po flet para dëshmitarja Violeta Shqevi, në atë kohë drejtoreshë në ministrinë e Kulturës, teksa gazetarja Hoxha ka arritur të zbulojë pjesë nga dëshmia e saj. Dëshmia e Violeta Shqevi: Prokurori: Keni qenë e punësuar te Ministria e Kulturës? Shqevi: Kam qenë e punësuar si juriste në vitin 2007 dhe më pas kam qenë në pozicionin e drejtoreshës së sportit. Kam...
Burimi:
top-channel.tv