Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët e bizneset, bashkia e Sakos asnjë masë
Pavarësisht motit të kthjellët të ditës së nesërme, shenjat e rrëshqitjes mbeten të dukshme pas ndërtesave që mbulojnë pamjen e drejtpërdrejtë të kodrës, ku pemë të rrëzuara dhe masa dheu tregojnë përmasat e fenomenit. Biznes i dëmtuar në Currila | Foto: G.Kabashi Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e ndërhyrjeve afatgjata po e bën situatën gjithnjë e më të rrezikshme. Prof. Enver Isufi, specialist i bujqësisë, tha se kodra argjilore me lartësi mbi 100 metra ka humbur prej kohësh mbulesën bimore që ndihmonte në stabilizimin e terrenit. “Mbjellja me akacie, që krijojnë një sistem rrënjor të fortë për të parandaluar lëvizjen e baltës drejt detit, është një zgjidhje,” tha Isufi. Sipas tij, edhe ndërtimi i brezave mbrojtës prej betoni në nivele të ndryshme mund të ndihmojë në...
Burimi:
sot.com.al