Rojet private ushtruan dhunë ndaj protestuesve në Zvërnec, hetim disiplinor ndaj zinxhirit komandues të Policisë Vlorë
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka njoftuar se ka nisur hetim disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Vlorës, pas dhunës së ushtruar ditën e djeshme nga roje privatë të maskuar ndaj qytetarëve që kishin dalë për të protestuar kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Përmes një njoftimi, Policia gjithashtu ka njoftuar edhe arrestimin e një truproje private, që goditi me grusht dhe tërhoqi zvarrë gjatë protestës një qytetar. Nën hetim janë vendosur gjithashtu edhe 2 roje të tjerë të shoqërisë private, që morën pjesë në dhunimin e qytetarëve. Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë së Shtetit: Identifikohet, kapet dhe arrestohet punonjësi i shoqërisë private të sigurisë...
Burimi:
sot.com.al