Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Është pezulluar nga detyra ditën e sotme drejtori i Policisë së Vlorës, pasi raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec. Sipas njoftimit zyrtar pezullimi është në lidhje me protestën e sotme në zonën e Zvërnecit, ku u bë një raportim i gabuar nga Policia e Vlorës, e cila tha se një qytetar ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon ndjesë publike për raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin. “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon ndjesë publike për raportimin e gabuar  të  Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin, që në fakt nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër është raportuar. Në këto...