Raportimet për persona të armatosur pranë tunelit të Qafës së Buallit/ Policia: Nuk rezulton asnjë telefonatë…
Policia e Dibrës ka reaguar pas raportimeve në rrjetet sociale, se një drejtues automjeti ishte ndaluar nga persona të armatosur pranë tunelit të Qafës së Buallit dhe se nuk kishte marrë përgjigje pas telefonatave në Komisariatin e Policisë Bulqizë. Blutë bëjnë me dije se menjëherë pas publikimit janë nisur verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të pretenduara. Nga kontrolli i regjistrave të Sallës Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë rezulton se nuk është regjistruar asnjë telefonatë që lidhet me këtë rast. Sipas policisë, deri më tani, asnjë qytetar nuk është paraqitur pranë strukturave të Policisë për të bërë kallëzim për ngjarjen e pretenduar. Reagimi i Policisë: Në lidhje me një publikim të shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohet se një drejtues automjeti është ndaluar...
Burimi:
sot.com.al