Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec, duke drejtuar kritika jo vetëm ndaj organizatorëve të tubimeve, por edhe ndaj eurodeputetëve që morën pjesë në protestat e zhvilluara në Tiranë. Gjatë një deklarate publike, Rama tha se Shqipëria nuk mund të realizojë projekte që bien ndesh me standardet e Bashkimit Evropian, duke theksuar se çdo zhvillim duhet të jetë në përputhje me kërkesat e Komisionit Evropian. Megjithatë, ai ironizoi pjesëmarrjen e disa eurodeputetëve në protestë, duke deklaruar se “3-4 eurodeputetë erdhën këtu dhe flisnin përçart”. Sipas kryeministrit, projekti për zonën e Zvërnecit është ende në fazën e zhvillimit dhe është hartuar me përfshirjen e disa prej arkitektëve më të njohur në botë. Rama kritikoi kundërshtarët e projektit, duke thënë se...