“Rama po fshihet pas ‘Zvërnecit’, për t’iu shmangur llogaridhënies”/ Gazetari, Bushkolaj: Ka rënë propaganda 14-vjeçare
I ftuar në nje studio televizive, gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi se protesta qytetare kundër qeverisë ka rrëzuar propagandën shumëvjeçare të Edi Ramës dhe nuk lidhet me algoritmet e rrjeteve sociale apo me debatet që qeveria përpiqet të imponojë në opinionin publik. Sipas Bushkolajt, qytetarët që marrin pjesë në protesta ngrejnë shqetësime konkrete që lidhen me çmimet, shëndetësinë, arsimin, pensionet dhe emigrimin, ndërsa akuzoi kryeministrin se po përdor çështjen e Zvërnecit për të shmangur transparencën dhe përgjegjësinë për problemet reale me të cilat përballen shqiptarët. Intervista në studio: Bushkolaj: Nëse deri sot Edi Rama ka qenë mbreti i klikimeve dhe mbreti i rrjeteve sociale në Shqipëri dhe mbaj mend që dikur për ironi të fatit kishte një përçmim për ata që përdornin Facebook-un, të njëjtin përçmim...
Burimi:
sot.com.al