Rama kërkon armiq imagjinarë, reagon Tabaku: Sistemi i dështuar që punon për pakicën po rrezikon edhe turizmin

Rama kërkon armiq imagjinarë, reagon Tabaku: Sistemi i dështuar që punon për pakicën po rrezikon edhe turizmin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku  i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për situatën ekonomike në vend përmes, siç shprehet ajo, “vetëviktimizimit” dhe krijimit të armiqve imagjinarë. Përmes një reagimi në Facebook, Tabaku rrëzon pretendimet e Ramës për një sulm të organizuar ndaj Shqipërisë dhe thotë se realiteti është krejt tjetër. “Kryeministrit i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve të brendshëm e të jashtëm, për të ndërtuar alibinë e dështimit të tij. Nuk ka asnjë agresion të organizuar politik apo ekonomik kundër Shqipërisë. Ka qytetarë që janë ngritur kundër një qeverie dhe një sistemi që punon për pakicën dhe varfëron shumicën”, deklaron Tabaku. Deputetja demokrate thekson se problemet ekonomike nuk mund të mbulohen...