“Qytetarët s’kanë ilaçe e pensione”/ Koncerti në Tiranë, Balliu: Jep 4.3 mln euro, kërkon të zhvendosë vëmendjen

“Qytetarët s’kanë ilaçe e pensione”/ Koncerti në Tiranë, Balliu: Jep 4.3 mln euro, kërkon të zhvendosë vëmendjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë Rama se po përdor fondet publike për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve, duke komentuar financimin e koncertit të reperit Ye (Kanye West) në Shqipëri. Në një intervistë televizive, ai e cilësoi vendimin si një skandal të paprecedentë. Sipas Balliut, ndërsa qytetarët përballen me pensione të ulëta, mungesë ilaçesh dhe probleme në shërbimet publike, qeveria është e gatshme të shpenzojë miliona euro nga taksat e shqiptarëve për një aktivitet privat. Deputeti demokrat tha se ky veprim tregon shkëputjen e pushtetit nga hallet e përditshme të qytetarëve dhe përpjekjen për të mbuluar dështimet me spektakël. Intervista në studio: Balliu: Për shkak se tani nuk ka më mbështetës kjo qeveri, e vetmja mbështetje që ka janë...