Qytetarët mblidhen para Kuvendit, protestuesit ‘armatosen’ me vezë

Qytetarët mblidhen para Kuvendit, protestuesit ‘armatosen’ me vezë

Protestuesit janë mbledhur paraditen e sotme përpara godinës së Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca plenare e radhës. Tubimi pritet të zhvillohet në të njëjtën kohë me nisjen e seancës, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimet e tyre ndaj qeverisë dhe institucioneve. Ata janë “armatosur” me vezë për të shënjestruar deputetët që do të hyjnë brenda institucionit. Në to kanë shënuar edhe emrat e tyre. Në disa foto shihet se është shkruar emri i kryeministrit Edi Rama, i Anila Denajt dhe zyrtarëve të tjerë. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse seanca do të zhvillohet normalisht dhe nëse deputetët e opozitës do t’i japin fund bojkotit parlamentar apo do të vijojnë qëndrimin e tyre.