Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, qytetarët: Disa akoma s’janë kthyer në banesat e tyre pas tërmetit

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, qytetarët: Disa akoma s’janë kthyer në banesat e tyre pas tërmetit

Këngëtari i njohur ndërkombëtarisht, por mjaft i debatueshëm për mendësinë e tij antisemite, Kanye West do të mbajë një koncert në Tiranë mbrëmjen e sotme. Aktiviteti zhvillohet mes polemikave të shumta për përdorimin e 4 milionë eurove nga qeveria shqiptare, që iu morën fondit të Emergjencave Civile, me pretendimin se koncerti “ndikon në promovimin e turizmit dhe të imazhit të Republikës së Shqipërisë”. Por ҫfarë mendojnë qytetarët e Tiranës?  Duke folur për DW, qytetarët theksojnë se fondet e dhëna nga qeveria mund të shkonin për spitale dhe arsim, apo edhe për pensione që janë në shifra skandaloze. Një qytetare tjetër, vuri në dukje se disa prej të prekurve nga tërmeti i disa viteve më parë nuk janë kthyer ende në shtëpitë e tyre dhe se këto...