Punimet në aeroportin e Vlorës ndalen për ditën e dytë, punonjësve të kompanive nuk u lejohet hyrja në kantier

Punimet në aeroportin e Vlorës ndalen për ditën e dytë, punonjësve të kompanive nuk u lejohet hyrja në kantier

Në ditën e dytë të bllokimit të hyrjes së punonjësve në kantierin e aeroportit të Vlorës, situata vijon të mbetet e tensionuar. Punëtorët dhe kompanitë që kryejnë punimet nuk janë lejuar të hyjnë edhe gjatë ditës së sotme, duke sjellë pezullimin e proceseve të punës në kantier. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në qendër të konfliktit janë mosmarrëveshjet mes kompanive “Mabco” dhe “2A Group”, çka ka çuar në këtë situatë bllokimi. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga palët për mënyrën se si do të zgjidhet konflikti dhe kur pritet rifillimi normal i punimeve në aeroportin e Vlorës. Top Channel