Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për hakmarrje
Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të Dukagjinit. Koçeku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me automjet në aksin Kir–Prekal. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, në vendngjarje janë sekuestruar 25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qitura nga e njëjta armë. Ky fakt ka forcuar dyshimet se autorët kishin planifikuar me kujdes lëvizjet e viktimës dhe i kishin zënë pritë me synimin për ta eliminuar. Hetimet paraprake tregojnë se ndaj 40-vjeçarit është hapur zjarr me breshëri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë Policinë. Ekspertët e kriminalistikës kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes...
Burimi:
sot.com.al