Pse e kam fshehur origjinën shqiptare/ Eleni Foureira rrëfën vështirësitë e jetës

Pse e kam fshehur origjinën shqiptare/ Eleni Foureira rrëfën vështirësitë e jetës

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka folur hapur për herë të parë mbi frikën që ndiente në fillimet e karrierës për të zbuluar publikisht origjinën e saj, duke pranuar se kishte frikë se kjo mund t’i mbyllte dyert në industrinë e muzikës në Greqi. Foureira tregoi se ishte rritur me bindjen se origjina e saj shqiptare mund ta pengonte të kishte të njëjtat mundësi si të tjerët. “Kur rritesh, kjo frikë të futet brenda. Mendoja se nëse thosha se jam nga Shqipëria, nuk do të më jepeshin mundësi të barabarta. Ky ishte realiteti që përjetoja,” u shpreh ajo. Këngëtarja kujtoi edhe momentet e vështira që përjetonte familja e saj, duke treguar se nëna shpesh qante për komentet dhe paragjykimet që përballej vajza e saj. “Nëna...