“PS duhet të vetëpastrohet”/ ‘Më sillni draftin’, Spiropali i përgjigjet thirrjes së Ramës: Do ta kemi marrëveshjen…
Thirrjes së kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama që “shpirtrat e humbur të familjes që duan Shqipëri të re, të sjellin draftin”, i është përgjigjur Elisa Spiropali. Deputetja, e cila prej disa muajsh ka përplasje me kryesocialistin, thotë se “do ta kemi marrëveshjen.” Këtë të fundit, e lë në duart e PS që “duhet të mbledhë mendjen” e “të vetëpastrohet”, shkruan ajo në një reagim në rrjetet sociale. “Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë. Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane. Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për...
Burimi:
sot.com.al