“PS dhe PD s’i përfaqësojnë më shqiptarët”/ Revolta masive, analisti: Rama t’u kërkojë falje protestuesve
Analisti Ben Andoni, duke analizuar zhvillimet e fundit dhe frymën e protestave në vend, shprehet se ky reagim qytetar pritet të lindë forca të reja politike, pasi Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk i përfaqësojnë më qytetarët. Në analizën e tij, Andoni thekson se kërkesa thelbësore e qytetarëve nuk është një “Shqipëri e Re”, por një “Shqipëri Normale”, ku ndalet tjetërsimi i pronave publike dhe i jepet fund arrogancës qeverisëse. “Shikoni, është art që të drejtosh një protestë dhe të ngresh një protestë. Ne nuk kemi një popull që quhemi për protesta, për shkak dhe të organizimeve që kemi pasur, por është edhe në antropologjinë tonë që ne kur reagojmë, reagojmë deri në ekstreme. Kurse këtë reagimin e vogël, këtë reagimin e përditshëm, këtë reagimin...
Burimi:
sot.com.al