Protesta në ditën e 25-të/ Nis marshimi drejt kryeministrisë me thirrjen: ‘Rama jep dorëheqjen’
Qytetarët kanë nisur me marshimin drejt kryeministrisë për të vijuar me protestën e 25-të kundër establishmentit politik. Ndërkohë të tjerë protestues kanë kaluar përsëri natën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ duke vijuar me qëndresën. Thirrjet janë po të njëjtat, ‘Rama në burg, Berisha në burg’, e ‘Rama jepe dorëheqjen’. Ndërkohë organizatorët e protestës kanë bërë publike dhe listën me kërkesat drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke nisur nga dorëheqja e këtij të fundit, krijimi i një qeverie tranzitore e te kufizimi deri në 2 vite i mandatit të kryeministrit.
Burimi:
sot.com.al