“Protesta, e ka nxjerrë mbretin lakuriq në sytë e Europës”/ Analisti: Askush më nuk mund të bëjë pazar me kombin

“Protesta, e ka nxjerrë mbretin lakuriq në sytë e Europës”/ Analisti: Askush më nuk mund të bëjë pazar me kombin

Analisti Erion Murataj ka deklaruar se zhvillimet e fundit politike dhe protestat në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e institucioneve europiane, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë për Ramën. Sipas tij, Europa e ka dëgjuar tashmë zërin e qytetarëve shqiptarë, ndërsa ka bërë me dije se ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me një eurodeputete që pritet të vijë në Tiranë dhe t’i bashkohet protestës. Ai shtoi se, në vlerësimin e tij, “lajmi nuk është vetëm vizita e eurodeputetes”, por fakti që Shqipëria ka mbërritur në Parlamentin Europian për shkak të protestave. Murataj theksoi gjithashtu se, sipas tij, perceptimi ndërkombëtar për Shqipërinë ka ndryshuar, duke shtuar se “askush më nuk mund të bëjë pazar me fatet e një kombi”. Në përfundim, ai u shpreh se kjo nuk...