Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të mërkurë në qendër të Klosit në protestën e dytë kundër projektit të reformës administrativo-territoriale, i cili parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Ashtu si në protestën e parë, pjesëmarrësit kërkuan që Klosi të ruajë statusin e bashkisë dhe bënë thirrje që kundërshtimi të mos shihet si një çështje politike, por si një kauzë që prek të gjithë banorët. Gjatë tubimit, qytetarët folën për zhvillimin që, sipas tyre, ka njohur Klosi vitet e fundit, veçanërisht pas ndërtimit të Rrugës së Arbrit, duke argumentuar se bashkia ka potencial ekonomik në bujqësi, blegtori, turizëm, miniera dhe biznes, ndaj nuk ka arsye të humbasë statusin e saj si njësi e vetëqeverisjes vendore. Një pjesë e mirë e...
Burimi:
gijotina.com