Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan
Rreth 25 vatra zjarri janë raportuar gjatë së mërkurës, prej të cilave 8 vijojnë të mbeten aktive. Situata më problematike paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan në bashkinë e Mallakastrës. Gjatë orëve të pasdites flakët kanë përparuar me shpejtësi në masivet pyjore duke djegur pisha. Ndonëse në terren janë angazhuar zjarrfikëse nga disa bashki, kryebashkiaku i Mallakastrës deklaron se ka qenë e pamundur nga forcat zjarrfikëse që vatrat të izolohen. “Për shkak të erës sidomos në darkë kemi një përhapje në masivin pyjor të Ngraçanit dhe pak në pjesën e Lofkëndit. Aktualisht do të punohet me monitorim dhe mbajtjen nën vëzhgim për të mos pasur problematika të theksuara. Nesër në mëngjes do të rinisim me ndërhyrjen nga ajri”, thotë Qerim Ismailaj. Për të parandaluar përhapjen...
Burimi:
gijotina.com