Propozimi zyrtar i PS: Shkrihen 15 bashki, mes tyre Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

Propozimi zyrtar i PS: Shkrihen 15 bashki, mes tyre Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

Është zbuluar propozimi i Partisë Socialiste për Reformën Territoriale. Sipas propozimit, janë 15 bashki që shkrihen, duke e çuar numrin në 46. Bashkitë që shkrihen janë Fushe-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh, Përrenjas. Ajo që bie në sy është edhe shkrirja e Përrenjasit me Librazhdin, pavarësisht protestave të bëra ditët e fundit kundër këtij vendimi. PS gjithashtu ka shpërndarë dhe hartën e re me ndarjen e re administrative territoriale të qarqeve në Shqipëri.