“Zvërneci”/ Rama rikthen deklaratën edhe për France 24: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë, nuk e duan këtë investim

“Zvërneci”/ Rama rikthen deklaratën edhe për France 24: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë, nuk e duan këtë investim

edi rama TIRANË- Në një intervistë për televizionin francez “France 24”, kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat qytetare që po mbahen prej më shumë se tre javësh në kryeqytet, duke theksuar se zhvillimi i vendit mbetet prioritet i mandatit të tij të katërt. Sipas Ramës, ndërsa në Tiranë po zhvillohen protesta kundër projektit, në Vlorë, ku ai pritet të ndërtohet, qytetarët e mbështesin atë. “Siç e thashë, janë të gjitha shqetësimet e tjera të një pjese të popullsisë që duan gjëra të ndryshme, por ne u zgjodhëm për të bërë atë që premtuam dhe midis premtimeve është ky projekt. Është shumë interesante, sepse në Tiranë ka protesta, ndërsa në Vlorë, ku është parashikuar të bëhet projekti, njerëzit e duan atë”, shprehet Rama. Kreu i qeverisë u...