Zvërneci/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
Me të njëjtin skenar si në ditët e shkuara, Tirana vijon protestën për Zvërnecin në ditën e nëntë të saj. Me disa minuta vonesë, protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” për t’iu drejtuar më pas kryeministrisë. Aty ata mbajnë disa fjalime, ndërsa më pas marshojnë rreth qytetit. Njësoj si ditët e tjera, thirrja kryesore mbetet dorëheqja e Ramës. “Rama burg, Berisha burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen” janë thirrjet që dëgjohen në kor.
Burimi:
javanews.al