Zvërneci, përplasje për protagonizëm në protestë? Lapaj i merr “stafetën” Qorrit
Prej katër ditësh tanimë, qytetarë dhe aktivistë po protestojnë në Tiranë kundër projektit për ndërtimin e resortit në Zvërnec. Edhe pse protesta është prezantuar si një nismë qytetare pa prapavijë politike, ditët e fundit në të janë shfaqur gjithnjë e më dukshëm përfaqësues dhe aktivistë të forcave të ndryshme politike. Në fillim u raportua se organizimi i protestës ishte marrë përsipër nga Arlind Qorri dhe Lëvizja Bashkë. Ky fakt nuk u mohua as nga vetë Qorri, i cili në daljet e tij publike dhe përmes postimeve në rrjetet sociale e ka mbështetur hapur protestën, duke u pozicionuar si një nga figurat më të spikatura të saj. Megjithatë, me kalimin e ditëve, në protestë është vënë re gjithnjë e më shumë prania e Adriatik Lapajt dhe...
Burimi:
javanews.al