Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Teheranin për përfshirje në një fushatë dezinformimi lidhur me debatin për projektin në Zvërnec. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iran, Esmail Baghaei, i ka hedhur poshtë akuzat, duke i ironizuar ato. “Irani? Ndoshta do të thonë se edhe flamingot ishin agjentë sekretë iranianë”, u shpreh ai. Baghaei e cilësoi qëndrimin e qeverisë shqiptare si një narrativë të përsëritur dhe, sipas tij, të lidhur me përpjekjet për afrimitet me Izraelin. Ai shtoi se akuza të tilla synojnë shmangien e debatit të brendshëm politik në Shqipëri, duke i konsideruar si mënyrë për të evituar llogaridhënien. Reagimi vjen pasi Rama, gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Montenegro, deklaroi se pas narrativave në rrjetet sociale për projektin...