“Zvërneci dhe Narta do të mbrohen!” Rama për raportin e PE: O është çmendur Europa, ose diçka s’shkon me protestën
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Parlamenti Europian miratoi progres-raportin për Shqipërinë. Raporti mori dritën jeshile me 483 vota pro, 103 kundër dhe 70 abstenim, ku mes raportit një vëmendje i kushtohet edhe zonave të mbrojtura në Vjosë-Nartë. Përmes një ragimi në rrjetet e tij sociale, Rama ndalet te çështja e zonës së mbrojtur Vjosë–Nartë, duke u shprehur se Parlamenti Evropian ka ndarë, sipas tij, “shapin” e stuhisë digjitale të dezinformimit nga “sheqeri” i kësaj zone. Sipas Ramës, PE nuk ka thënë atë që po pretendohet në diskutimin publik dhe se gjithçka është keqinterpretuar, ndërsa projektet do të vijojnë të realizohen sipas standardeve të Bashkimit Evropian: "Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian"....
Burimi:
zeri.ai