Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Pas disa orësh në luftë me flakët, është vënë në kontroll zjarri që ra në pallatin pranë QSUT në Tiranë, megjithëse nuk është shuar plotësisht. Agjencia për Media dhe Informim njofton se zona po monitorohet, ndërsa po kontrollohet çdo apartament për të evidentuar persona të lënduar apo të bllokuar. “Zjarri i rënë në një kompleks pallatesh pranë QSUNT-së, aktualisht është vënë nën kontroll të plotë, por nuk është shuar plotësisht. Zona vijon të monitorohet për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.Strukturat përgjegjëse po vijojnë kontrollin në çdo apartament për të evidentuar persona të lënduar apo të bllokuar. Si pasojë e incidentit janë lënduar 6 efektivë zjarrfikës dhe 2 qytetarë, të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor. Në operacionin për përballimin e situatës u...