Zjarri në pallatin 12-katësh, Alimehmeti: Me materialin e ndërtuar janë bërë edhe pallate të tjera

Zjarri në pallatin 12-katësh, Alimehmeti: Me materialin e ndërtuar janë bërë edhe pallate të tjera

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, në një lidhje me “Ditarin” e Pasdites nga Pandi Gjata, në A2CNN, u shpreh se në Tiranë ka shumë pallate të ndërtuara me materialin me të cilin ishte ndërtuar edhe pallati që u dogj pranë QSUT-së. “Në radhë të parë, nuk duhet të lejosh që të krijohen problemet. Në Londër u dogj një kullë para shumë vitesh dhe nga ai moment u kuptua problematika e atij lloj materiali. Është krijuar një lloj materiali tjetër rezistent ndaj zjarrit. Por, me këtë lloj materiali nuk është ndërtuar vetëm ky pallat, kemi pasur edhe raste të tjera djegiesh në Tiranë. Është e njëjta problematikë, po mori zjarr një pjesë, nuk ndalet më sepse është material tejet i djegshëm”, tha...