“Zhvlerësimi i euros po varfëron shqiptarët“, Tabaku: Vjen nga pastrimi parave
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish për zhvlerësimin historik të euros, duke e lidhur forcimin e pazakontë të lekut me hyrjen masive të parave të pista nga krimi i organizuar në ekonominë shqiptare. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se rënia e euros me pothuajse një të tretën e vlerës nuk mund të shpjegohet më vetëm me turizmin, investimet e huaja apo të ardhurat e emigrantëve. Sipas saj, qeveria nuk mund ta mohojë më fenomenin dhe tashmë po përpiqet vetëm ta justifikojë atë. “Zhvlerësimi i euros me pothuajse një të tretën e vlerës dhe fakti që sot euro ka kapur minimumin historik që prej prezantimit të saj në ekonominë shqiptare, është një fakt që nuk e mohon...
Burimi:
javanews.al