‘Mëkati’ në Kushtetutë që po mban peng Kosovën, Genc Burimi: Partitë humbëse duan zgjedhje të reja

‘Mëkati’ në Kushtetutë që po mban peng Kosovën, Genc Burimi: Partitë humbëse duan zgjedhje të reja

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Genc Burimi foli mbi ngërçin politik në Kosovë dhe mundësinë e rikthimit në zgjedhje të parakohshme, ku shprehu se shkaku kryesor i krizës lidhet me një “mëkat” në Kushtetutën e Kosovës.Burimi theksoi se, mundësia që deputetët të mungojnë në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe të pamundësojnë kuorumin krijon një mekanizëm që mund të përdoret nga partitë që kanë humbur zgjedhjet për të shtyrë vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.Ai e krahasoi situatën me një ndeshje futbolli, ku skuadra që humbet finalen ka interes që ndeshja të luhet sërish.Burimi tha se kjo situatë duhet të zgjidhet përmes një ndryshimi kushtetues, ndërsa u bëri thirrje partive politike që të hyjnë në zgjedhje me premtimin se, nëse marrin...