Rrezikonin të mbyteshin në Velipojë, Policia Kufitare shpëton dy pushues

Rrezikonin të mbyteshin në Velipojë, Policia Kufitare shpëton dy pushues

Dy pushues kanë rrezikuar të mbyteshin në det në plazhin e Velipojës, por janë shpëtuar në kohë nga shërbimet e Policisë Kufitare. Gjatë monitorimit intensiv të vijës bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, efektivët e DVKM Shkodër kanë konstatuar dy shtetas në vështirësi në det dhe kanë ndërhyrë menjëherë me mjete lundruese Jet Ski. Të shpëtuarit janë një 67-vjeçar, banues në Burrel, dhe një 41-vjeçar, banues në Velipojë. Pas ndërhyrjes së policisë, të dy janë nxjerrë në breg në gjendje të sigurt. “Monitorim intensiv i zonave bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, nga shërbimet e DVKM Shkodër, për garantimin e sigurisë së pushuesve. Gjatë monitorimit, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas që rrezikonin të mbyteshin në det, në plazhin e Velipojës. Ndërhyrja e menjëhershme...