Zhvendosen tensionet nga Parlamenti, përplasje te forta pranë Ministrisë së Brendshme

Zhvendosen tensionet nga Parlamenti, përplasje te forta pranë Ministrisë së Brendshme

pamje nga protesta TIRANË- Pasi protestuan prej disa orëësh jashtë ambienteve të Parlamentit, protestuesit të ndarë në grupe, kanë marshuar nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Një grup protestuesish janë zhvendosur pranë Ministrisë së Brenshme dhe Bashkisë së Tiranës, nga ku është bllokuar rruga pasi kaos të krjuar nga turmat e njerëzve. Për shkak të situatës së tensionuar që paraqitet në atë zonë, në ndihmë të Policisë ka ardhur edhe FNSH.  Incidentet të tjera janë regjistruar edhe te 'Pedonalja', pasi protestusit kanë tentuar që të heqin gardhin metalik që është vendosur që prej mëngjesit të sotëm.  Ndërkohë, një pjesë e qytetarëve vijojnë të qëndrojnë tek hyrja e Parlamentit në krahun e Pedonales dhe tek hyrja kryesore, pasi janë sinjalizuar për daljen e deputetëve nga Kuvendi./ZËRI