75 ditë para Kryeministrisë/ Protestuesi: Nuk largohemi pa u larguar qeveria

75 ditë para Kryeministrisë/ Protestuesi: Nuk largohemi pa u larguar qeveria

Protesta para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e 75-të, ndërsa qytetarët pjesëmarrës kanë vijuar të kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës, një prej pjesëmarrësve deklaroi se 75 ditët e qëndresës kanë shërbyer, sipas tij, për të treguar se protestuesit nuk do të tërhiqen deri në largimin e qeverisë. Ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe të gjithë kabinetit qeveritar, duke pretenduar se mazhoranca nuk ka përmbushur atë që e cilësoi si “kontratën me popullin shqiptar”. “75 ditë qëndresë dhe rezistencë, 75 ditë për t’i treguar këtij pushteti se ne nuk largohemi pa u larguar këta”, u shpreh protestuesi. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për probleme në qeverisje, duke përmendur korrupsionin dhe krimin, ndërsa tha se protesta ka ndikuar, sipas tij, në perceptimin për...