‘Zhvatjeje në projektet urbane në Vlorë’/ Gunbardhi: Lejet dhe hapësirat publike, për përfitime të pushtetarëve
Një formë e re dhe e sofistikuar rryshfeti, presioni politik mbi bizneset dhe qytetarët, si dhe një zhvillim urban kaotik dhe i dyshimtë janë disa nga problematikat serioze që po prekin qytetin e Vlorës, veçanërisht në prag të sezonit turistik. I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë, Geron Gunbardhi tha se në qytetin bregdetar po aplikohet një skemë e re zhvatjeje ndaj bizneseve, ku nuk kërkohet më bakshish në para, por bizneset detyrohen të kontraktojnë një firmë specifike italiane për realizimin e projekteve të tyre. Sipas Gunbardhit, kostoja për një ambient të jashtëm, si një verandë me çadra, mund të arrijë shifra marramendëse nga 150,000 deri në 200,000 euro. Çelësi i kësaj skeme është arkitekti, i cili harton një projekt...
Burimi:
syri.net