Zhupa: Taulant Balla gënjeu në Strasburg për të justifikuar aeroportin në zonën e mbrojtur
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, akuzoi Taulant Ballën se ka paraqitur pretendime të pavërteta në Strasburg për të justifikuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Sipas Zhupës, në atë zonë nuk ka ekzistuar kurrë më parë një aeroport ndërkombëtar, por vetëm një pistë provash e ndërtuar nga italianët rreth 15 kilometra më larg, e përdorur për avionë të vegjël. Ajo theksoi se një pistë e tillë nuk mund të përdoret si argument për ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar me terminal, pistë, godina dhe infrastrukturë shoqëruese, që sipas saj dëmton habitatet dhe ekosistemin e mbrojtur. Zhupa shtoi se Shqipëria ka detyrime kushtetuese dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e Vjosë-Nartës dhe se zhvillimi i aeroporteve duhet të bëhet në...
Burimi:
syri.net