Zgjedhjet në PD, zbulohen emrat

Zgjedhjet në PD, zbulohen emrat

Pas pak orësh, Këshilli Kombëtar do të mblidhet për të zgjedhur ekipin drejtues të Partisë Demokratike, nënkryetarët dhe sekretariatin. Mësohet se në postet kyçe nuk do të ketë ndryshime. Flamur Noka do të jetë sekretar i përgjithshëm, ndërsa Gazment Bardhi do të jetë nënkryetar i PD-së. Bardhi nuk do të hidhet në votim, pasi e merr postin për shkak se është kryetar i Grupit Parlamentar. Për postet e tjera ka pasur gjatë orëve të fundit disa ndryshime. Mësohet se Nikola Kedhi do të garojë për të qenë nënkryetar i PD-së. Erisa Bajaziti, e cila jeton në Bruksel, gjithashtu do të jetë në garë për nënkryetare të PD-së. Belind Këlliçi dhe Luciano Boçi do të garojnë përballë njëri-tjetrit për të qenë nënkryetarë të PD-së. Ervin Minarolli...