Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD ka përmbyllur procesin e riorganizimit të forumeve drejtuese, duke e cilësuar atë si “procesin më të thellë të ripërtëritjes” që nga themelimi i partisë. Në një bashkëbisedim, Berisha tha se përbërja e re e strukturave drejtuese reflekton një përfaqësim më të madh të të rinjve dhe grave. Ai theksoi se ndryshimet nuk janë vetëm numerike, por edhe cilësore, duke shtuar se partia tashmë ka një ekip drejtues të përgatitur për sfidat politike të ardhshme. “Ne lamë pas një javë të veçantë, në të cilën PD përfundoi institucionalizimin e plotë të forumeve të saj. Me këtë rast, ajo çka dua t’u informoj të gjithë ju është se ky proces u zhvillua në moton e ripërtëritjes së PD...
Burimi:
opinion.al