Zbardhet propozimi i PS-së për reformën Territoriale: “Shkrihen” 15 bashki ulet numri nga 61 në 46 (LISTA)
reforma territoriale-propozimi i ps TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, e cila parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Sipas draftit të bërë publik nga mazhoranca, synimi i reformës është rritja e eficiencës së administrimit vendor dhe përmirësimi i ofrimit të shërbimeve për qytetarët, përmes konsolidimit të disa bashkive ekzistuese. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’i bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do...
Burimi:
zeri.ai