Zbardhet pasuria e Blendi Gonxhes, si u pesëfishuan milionat e familjes së tij përmes kontratave publike, ja skema…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndodhet në qendër të një diskutimi të fortë publik pas zbardhjes së të dhënave zyrtare që tregojnë rritjen e pasurisë së tij familjare. Zbardhja e këtyre dokumenteve sipas deklaratës së pasurisë që ministri Gonxhja ka dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), ka ngritur dyshime mbi menaxhimin e parave publike dhe konfliktin e mundshëm të interesit gjatë viteve të tij në administratë. Z. Gonxhe, i cili njihet si një nga bashkëpunëtorët e hershëm të kryeministrit Edi Rama që nga periudha e Bashkisë së Tiranës, u rikthye zyrtarisht në poste publike në vitin 2015. Emërimi i tij fillimisht në krye të ndërmarrjeve vendore dhe më pas në Agjencinë e...
Burimi:
sot.com.al