“Washington Post” godet qeverinë, si protestat e gjeneratës Z në Shqipëri i prishin lojën Edi Ramës…

“Washington Post” godet qeverinë, si protestat e gjeneratës Z në Shqipëri i prishin lojën Edi Ramës…

Një artikull i fortë që po bën jehonë në mediat ndërkombëtare hedh dritë mbi valën e protestave që ka përfshirë Shqipërinë dhe që, sipas analizës, po trondit seriozisht qeverinë e Edi Ramës. Prestigjiozja “Washington Post” e paraqet kryeministrin shqiptar përballë sfidës më të madhe të 13 viteve në pushtet, ndërsa një brez i ri protestuesish po fiton terren në rrugë dhe në opinionin publik. Sipas artikullit, protestat e Gjeneratës Z kanë arritur të godasin pikën më të fortë të Ramës: aftësinë e tij për të dominuar debatin publik dhe për të kontrolluar narrativën politike. Revolta, e nisur fillimisht për çështjen e Zvërnecit dhe projektit të lidhur me Jared Kushner, është shndërruar në një shpërthim pakënaqësie ndaj korrupsionit, pabarazisë dhe mënyrës së qeverisjes. Demonstratat po zhvillohen...