“Vuri në rrezik interesin kombëtar”/ Bido shpërthen ndaj Agron Shehajt

“Vuri në rrezik interesin kombëtar”/ Bido shpërthen ndaj Agron Shehajt

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, e cilësoi si vepër penale veprimin e Agron Shehajt në Kuvend, pasi ky i fundit mori dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes ushtarake Shqipëri-SHBA dhe u largua nga salla. Bido e quajti Shehajn një ‘bufon politik” duke shtuar  se rasti është i paprecedentë dhe se ndaj kreut të Partisë Mundësia duhet të ketë ndjekje penale. “Kjo është vepër penale, kjo që pamë sot. E kuptoj që populizmi ngjit por kur vjen fjala tek dokumenta të klasifikuara, sekret shtetëror të një niveli të klasifikimit të NATO-s. Kjo është për shoë-un e radhës por nuk e kuptoj pse-në. Këto lloj dokumentash nuk merren. Ai nuk mund të shpërndahet se përbën sekret. Ato lexohen nga deputetët dhe më pas kalohet në votim. Ka...