KUSH I MBROJTI NDOTËSIT? KLSH: 70 MILIONË LEKË GJOBA NUK U ARKËTUAN

KUSH I MBROJTI NDOTËSIT? KLSH: 70 MILIONË LEKË GJOBA NUK U ARKËTUAN

Një auditim i publikuar në korrik 2026 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon mangësi serioze në veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe strukturave rajonale. Auditimi mbulon aktivitetin e AKM-së gjatë viteve 2023–2025 dhe të Agjencive Rajonale të Mjedisit për periudhën 2021–2025. Sipas KLSH-së, 70.2 milionë lekë gjoba administrative nuk janë ndjekur ose arkëtuar, ndërsa 10.49 milionë lekë gjoba janë shfuqizuar në mënyrë të pajustifikuar. Raporti evidenton gjithashtu raste kur sanksionet për shkelje të lejeve mjedisore, menaxhimit të mbetjeve, burimeve ujore dhe mbrojtjes së mjedisit janë zëvendësuar me “paralajmërim” ose nuk janë vendosur fare. Vlera e sanksioneve të paaplikuara apo të zëvendësuara llogaritet nga 23.4 deri në 41.5 milionë lekë. NDOTJA U KONSTATUA, POR INSPEKTIMET MUNGUAN Një tjetër gjetje e rëndë lidhet me rezultatet...