Fundi i arratisë! RENEA “mbërthen” Ylli Zallën pas muajsh në kërkim

Fundi i arratisë! RENEA “mbërthen” Ylli Zallën pas muajsh në kërkim

Pas disa tentativash të mëparshme për kapjen e tij, Forcat Speciale RENEA kanë finalizuar operacionin e koduar “Fundi i Arratisë”, duke vënë në pranga 49-vjeçarin Ylli Zalla, një person i shpallur në kërkim dhe i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas Policisë së Shtetit, Zalla u lokalizua në një zonë të pyllëzuar në Krujë, ku u ndërhy për arrestimin e tij. Në momentin e kapjes, 49-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe tre krehra. Në pamjet e publikuara nga Policia duket momenti kur Zalla neutralizohet nga efektivët e RENEA-s. Ai shfaqet me kapele dhe shapka, ndërsa fytyrën e kishte të mbuluar. Zalla ishte në kërkim që prej nëntorit 2025, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij ishin zbuluar armë, lëndë plasëse,...